Nëse i hedh një sy programeve televizive në vendin tonë në një periudhë të caktuar, vë re se tema që diskutohet më tepër në to është... tradhtia!
Pyetjet që ngrihen kanë formulime të ndryshme: Kush tradhtojnë më shumë, burrat apo gratë? Pse tradhtohet më shumë në vjeshtë? A është pranvera stinë e tradhtive?
Tradhtia, kjo "modë" që nuk del kurrë nga moda!
Në këto formate televizive, janë pak a shumë të njëjtët njerëz që qarkullojnë sa në një 'pasdite" në tjetrën ku shprehin mendimin e tyre mbi tradhtinë.
Mësa duket, drejtueset e programeve a kanë kuptuar që, ashtu si në jetën e përditshme edhe në një program televiziv, tema të tilla të bëjnë të kalosh disa minuta të pa ndiera mes thashethemeve!
Por a duhet kthyer televizioni në një tavolinë lokali!? Madje shkojnë deri aty sa një mashkull që tradhton e përshkruajnë si njeri të zotin, me aftësi të rralla, që arrin të ketë edhe grua edhe të dashur! Ndërsa një gruaje që tradhton tashmë ka emërtimin e vetë të pandarë që të gjithë e merrni me mend.
Një tjetër arsye pse kjo temë është ndër më të diskutuarat në programet tona televizive është edhe fakti se... merr klikime.
Dihet tashmë që përpos audiencës që duhet të këtë programi në kohën që realizohet, njësi matëse për të vërtetuar suksesin e tij ka edhe klikimet që merr. Ky është hall i madh për autorët e programeve të cilëve u numërohen klikimet nga shefat e tyre!
Pra tradhtia i bie që është një temë që josh kudo, në kafene dhe në televizion, por mos vallë duhet dilet nga kjo vorbull që nuk të çon asgjëkund?!
Programet televizive ndoshta duhet të kafshojnë gjuhën dhe të trajtojnë më shumë tema edukative se sa të vërtiten për një kohë të gjatë rrethe disa veseve që në të shumtë e rasteve i kthejnë në mite dhe ne cilësi të mira të njeriut.
Megjithatë, kujdes kur i thyeni besimin dikujt, asgjë nuk do të jetë më si më parë./ Vox News