Sektorët më të korruptuar sipas KE-së

12 October 2022, 21:00Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sektorët më të korruptuar sipas KE-së
Sektorët më të korruptuar sipas KE-së

Masat antikorrupsion të Qeverisë dhe trupa e drejtuar nga Ulsi Manja në Ministrinë e Drejtësisë nuk kanë qenë efikase te rrugët, pronat, doganat, administrata tatimore, arsimi, shëndetësia dhe tenderat.

Kjo është gjetja e raportit të progresit të Komisionit Europian, që u prezantua këtë të mërkurës.

“Nevojiten më shumë veprime dhe një strategji e bazuar në analiza të përgjithshme të problemit duhet të hartohet. Kontrollet e brendshme dhe mekanizmat e inspektimit të administratës publike mbeten të dobta dhe joefektive. Korrupsioni prevalon në shëndetësi, sektorin e pronave dhe në radhët e policisë”, thuhet në raport.

Njësia antikorrupsion e ngritur brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe e drejtuar nga Ulsi Manja, sipas raportit nuk ka treguar efikasitet.

Raporti kritikon PPP-të dhe kërkon që qeveria të zbresë nën 5 për qind të GDP-së kostot e tyre. Kostoja e PPP-ve për vitin 2021 nuk është publikuar ende nga Ministria e Financave, e cila nuk ka dorëzuar në Kuvend raportin vjetor të analizës së koncesioneve.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video