Një sondazh i ri, i publikuar nga EuroNews, ka shfaqur përkrahjen e qytetarëve për liderat politikë në Shqipëri. Në këtë sondazh shohim një rënie drastike të ish-kryetarit të partisë demokratike, Lulzim Basha i cili nga 83.5% e të pyeturve e kanë vlerësuar negativisht, ndërsa vetëm 14% e kanë vlerësuar pozitivisht.
Ditën e djeshme këngëtarja e njohur kosovare, Shkurte Fejza martoi djalin e saj Arbrin, me Erzën. Mes shumë të ftuarve VIP, është dhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela. Ka qenë Basha ai që ka ndarë në llogarinë e tij, Facebook disa foto nga dasma ku shfaqet krah familjes Fejza.

Tashmë Lulzim Basha kërkon rikthim në krye të PD apo me një parti të re dhe duket se po ndjek modelin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj duke shkuar në dasma. Kjo vlen për faktin se në dasma mund të takoj shumë, qytetarë të cilët janë të ftuar dhe Basha mund ta shfrytëzojë për të shpalosur projektet e tij politike.
Lulzim Basha, disa muaj më parë mori pjesë në dasmën e një çifti demokrat, deputeti Basha ishte i ftuar special në gazimin e kësaj dite.

Por duket se rikthimin e Bashës nuk e duan as mbështetësit e tij të cilët janë kundër rikthimit të tij në krye të PD-s apo të krijojë një parti të re./VoxNews