Pas instalacionit të çuditshëm, FShZh merr edhe tenderat për panele diellore te Kryeministria

7 October 2022, 20:34Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas instalacionit të çuditshëm, FShZh merr edhe tenderat
Projekti Eden te Kryeministria

Tenderat për vendosjen e paneleve diellore mbi tarracën e Kryeministrisë dhe të godinave të ministrive do t’i organizojë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Qeveria ka miratuar vendimin “për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si organ qendror blerës, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për zbatimin e projektit për vendosjen e paneleve fotovoltaike në tarracën e Kryeministrisë dhe të ministrive të linjës”.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 28 shtatorit, por nuk është bërë publik as në faqen e Kryeministrisë dhe as në Fletoren Zyrtare.

Veç këtyre tenderave, FShZh ka ndërmarrë kohët e fundit një seri tenderash të kontestuar, që nga pista e garave të automjeteve në Elbasan, deri te ndërtimi i një instalacioni te Kryeministria.

Për instalacionin, Kryeministri Edi Rama deklaroi se paratë nuk janë nga buxheti i shtetit, por fondet e FShZh-së mbërrijnë deri në 70 për qind nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga donatorët.

Vlera e tenderave shkon në mbi 7 mln euro, të konsideruara si shpenzime të panevojshme në periudhë krize.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video