Shqipëria voton në Prill/ Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet lokale

4 October 2022, 11:54Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria voton në Prill/ Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet lokale
Presidenti Bajram Begaj

Vetëm pak muaj na ndan që vendi të futet në një vit zgjedhor, tashmë një datë mungon për përballjen e radhës elektorale, atë në të gjithë bashkitë e vendit.

Për ta përcaktuar këtë datë, Presidenti Begaj ka thirrur për konsultim krerët e grupeve parlamentare. Takimet do të zhvillohen duke nisur nga ora 13:00. Takimi do të jetë me të gjithë krerët e Grupeve Parlamentare përveçse me atë të Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Mëngjesin e së martës, kreu i shtetit u takua me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, nga grupi i Sali Berishës. Ndërkohë, të mërkurën, presidenti Begaj do të takohet në orën 18.00 me Enkelejd Alibeajn.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat  15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.

Burime për Vox News thanë se data më e favorshme kur palë do bien dakord do jetë 23 ose 30 njëra nga të dielat e muajit Prill.

Kujtojmë që dje Presidenti Begaj ka zhvilluar një takim dhe me kryeministrin Edi Rama, dhe pse nuk dihet zyrtarisht se çfarë u diskutua mes tyre./VoxNews


Video