‘Mos i konsumoni’/ Dualiteti i Jeta Dedës së AKU-s për salçiçet ‘Wudy’

30 Shtator 2022, 15:39Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Sokol Meqemeja dhe Jeta Deda

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit disa ditë më aprë ngriti alarmin për tregtimin e salciceve ‘Wudy’ në treg, ndërsa u ka bëri apel qytetarëve të mos i konsumojnë, pasi ky produkt përmban bakterin Listeria monocytogenes STI55, i cili është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Sipas AKU ishin kryer disa analiza laboratorike në Itali, ku testimet kanë treguar se salçiçet e llojit ‘Wudy’, rezultojnë se kanë në përmbajtje një lloj bakteri i cili, nëse konskumohet shkakton probleme riskoze te njererzit që e konsumojn atë. Për këtë arsye, AKU njoftoi se ky produkt do të tërhiqet nga tregu dhe do të bllokohet, në mënyrë që konsumatorët të mos e marrin më.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë, po ndërmerrtr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

AKU i bënte thirrje të mos konsumohen këto produkte dhe nëse konsumatorët i kanë blerë, ti kthejnë ato pranë subjekteve ku i kanë marrë. Por për çudi ditën e djeshme, Jeta Deda drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), deklaron se produktet “Wudy” që kanë hyrë në Shqipëri janë të sigurta, të certifikuara dhe nuk janë të prekur nga virusi “Listeria”.

Drejtoresha e këtij institucioni deklaroi se “Lotet që kanë rezultuar problematike, nuk janë lote që kanë hyrë në Shqipëri”. E habitshme ishte fakti se ditë e ngritjes së alarmit për këtë produkt u tha që të gjitha të tërhiqen nga tregu dhe ata që kanë ngrënë këtë produkt të shkojnë dhe të bëjnë analizat.

Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri ka konsumuar vetë një nga produktet që sjell, për të treguar se nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një ditë pas paralajmërimit të AKU-së për këto ushqime, Meqemeja dha show duke u shprehur se se kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se bakteri i Listerisë që është evidentuar te sallami Wudy i ndaluar nga AKU shkakton probleme serioze në shëndetin e njeriut.

"Listrioza nuk ka karakteristikë diarrenë, por shkakton septicemi, aborte, lindje të parakohshme. Pra përbën rrezik për gratë shtatzëna, personat me kancer, personat mbi 65-vjeç", thotë doktoreshë Silva Bino.

Mjeku Ilir Alimehmeti ngre pikëpyetjet mbi profesionalizimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe trajtimin e rastit. Në një reagim, ai e cilëson një lajm të mirë konfirmimin, edhe pse të vonuar, të AKU-së se “nuk kishte asnjë arsye për alarmin e krijuar mbi Listeria monocytogenes”.

Por, mjeku shton se AKU duhet të shpjegojë pse ngriti panikun në shkallë kombëtare përpara se të sigurohej a kishin hyrë ato lote malli në Shqipëri, apo jo

Ai ndalet edhe te këshillat drejtuar qytetarëve nga drejtoresha e institucionit në njoftimin paraprak të rastit, për tu vizituar te mjeku nëse kishin konsumuar “Wudy”.

“Drejtoresha duhet të shpjegojë se përse, duke mos qenë as profesioniste shëndetësore, u këshilloi qytetarëve të vizitoheshin te mjeku nëse kishin konsumuar produktin, pavarësisht nga fakti që këto lote nuk kishin hyrë fare në Shqipëri”, thotë mjeku Alimehmeti.

Ka shumë pikëpyetje se si ky produkt nga kancerogjen tashmë na doli i sigurt vetëm pë pak ditë. Cila është e vërteta pse u kërkua konsumatorëve të mos e hanin këtë produkt dhe të bënin analiza?

A e ‘besoi’, Jeta Deda drejtoresha e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, biznesmenit Sokol Meqemeja i cili hante salsiçe “Wudy” nëpër konferenca dhe televizione apo kemi ndonjë marrëveshje mes tyre që nga të ‘pasigurta’ u bënë të ‘sigurta’.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video