Ditën e sotme të gjitha mediat online ‘shpërthyen’, me lajmin se gazetari i njohur, Arian Çani ka shpërthyer ndaj Blendi Fevziut duke e quajtur atë mortje.
Çani mbrëmjen e djeshme ishtye në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe ka fyer një prej kolegëve, duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mortje”.
Dhe pse nuk e përmendi me emër, ai i referohej Blendi Fevziut kështu është vendosur dhe titulli i një videoje te një pjesë e emisionit të gazetarit, Blendi Fevziu.
Pjesë nga diskutimet e emisionit ‘Të Paekspozuarit’:
Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin.
Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë.
Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën.
Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista.
Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.
Kujtojmë se Arian Çani ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në merkaton televizive. TV Klan vendosi ta ndërpresë kontratën me të, ndërsa “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.
Vendin e tij në TV Klan dhe orën ku jepej emisioni i tij e ka zënë moderatorja e njohur Luana Vjollca, me ‘Zemër Luana’ i cili pritet të fillojë së shpejti.
Por të ndalemi te përplasja e Çanit me Blendi Fevziun, të cilët ishin të afërt me njëri-tjetrin kjo dhe për shkak se ishin afër njëri-tjetrit në të njëjtin televizion.
Duket se largimin nga televizioni Klan moderatori i njohur nuk e ka pritur mirë, burime për VoxNews thanë se ai ka pasur një përplasje me Blendi Fevziun. Nuk dihet nëse ishte kjo arsyeja e largimit të tij apo një përplasje e mundshme me pronarët e televizionit për shkaqe shikueshmërie dhe marketingu.
Në rrethin e gazetarëve Çani njihet si një moderator që nuk pyet dhe i thotë gjërat troç, sipas tij e bën këtë për ta kuptuar më lehtë publiku. A do flas dhe këtë herë moderatori troç duke na treguar pse e sulmoi Fevziun, arsyeja e largimit të tij nga Klan dhe a ka dorë Fevziu në këtë rokadë./VoxNews