Largimi nga Tv Klan, Arian Çani sulmon Blendi Fevziun: Fantomasi është neveri, një mortje

29 September 2022, 23:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Largimi nga Tv Klan, Arian Çani sulmon Blendi Fevziun: Fantomasi
Blendi Fevziu dhe Arian Çani

Arian Çani ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në merkaton televizive. Tv Klan vendosi ta ndërpresë kontratën me të, ndërsa “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.

Mbrëmjen e sotme Arian Çani ishtye në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe ka fyer një prej kolegëve, duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mortje”. Dhe pse nuk e përmendi me emër, dukej qartë që sulmi i referohej Blendi Fevziut.

Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin

Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë

Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën

Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista

Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.

 

 


Video