Albcontrol shpenzon 600 milionë lekë për trajnim të personelit për 6 muaj

10 October 2022, 12:49Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Albcontrol shpenzon 600 milionë lekë për trajnim të

Albcontrol ka hapur një tjetër tender me vlerë të konsiderueshme përsa i përket shërbimit për ‘Trajnim refresh të emergjencave ATCO’.

Janë mbi gjashtëdhjetë e gjashtë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë ose pesëqind gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë euro, pikë gjashtëdhjetë e një lekë që do të jepen për ‘Trajnim refresh të emergjencave ATCO’.

Tenderi është publikuar në faqen zyrtare të prokurimeve publike, ku thuhet se kohëzgjatja do të jetë vetëm 6 muaj për shërbime të trajnimit të personelit.

Albcontrol shpenzon 600 milionë lekë për trajnim të

Në trajnim do të marrin pjesë personel, Kontrollorët të Trafikut Ajror të EUROCONTROL. Çdo kontrollor i trafikut ajror duhet të bëjë të paktën 4 ditë në vit trajnim rifreskues në simulator për çdo miratim njësie, në varësi të kërkesave operacionale. 

Albcontrol shpenzon 600 milionë lekë për trajnim të

Tashmë Albcontroll ka hapur garën ndërsa kompanitë duhet të disponojnë Licensë/Certifikatë profesionale e dhënë nga Autoriteti i Aviacionit Civil të shtetit perkatës, që lejon operatorin ekonomik, për të kryer trajnimin për Kontrollorët e Trafikut Ajror, konformë specifikimeve teknike te DST.

Kujtojmë se pranverën e vitit 2021 kompania publike shqiptare e monitorimit të trafikut ajror Albcontrol u bë e famshme për grevën e kontrollorëve që coi në pezullimin e fluturimeve mbi qiellin shqiptar për disa ditë.

Ata kërkonin mos uljen e pagave, ndërsa zyrtarët e Albcontrol deklaronin se këto masa ishin të paevitueshme në kushtet kur kompania nuk kishte të ardhura financiare të mjaftueshme.

Por nëse për kontrollorët pagat u ulën dhe greva u mbyll, mirëadministrimi i parave publike nuk ka shkuar në të njëjtin drejtim përsa i përket prokurimeve./VoxNews



Video