Shqipëria ditëve të fundit ka patur disa tronditje me tritol dhe vrasje me armë duke vënë në alarmë policinë e shtetit. Vetëm në ditët e fundit kemi patur nga vrasjet e organizuara me armë deri tek ato me tritol.
Këto lloj atentatesh kanë goditur biznesmenë njerëz me probleme me ligjin dhe jo vetëm, atentatet me tritol në vendin tonë disa vite më parë në 2018 u kthyen në “modë” pasi u kthyen gati në përditshmëri dhe banorët e Shkodrës dhe Vlorës u mësuan me ta.
Po përse përdoren këto mjete:
Atentatet me tritol kanë një zbulueshmëri të ulët të autorëve nga ana e institucioneve të zbatimit të ligjit, pasi hasen vështirësi në zbardhjen e ngjarjeve pasi ekziston ekziston pamundësia për të identifikuar së pari atentatorin, së dyti porositësin dhe së treti viktimën në shënjestër.
Përdorimi i eksplozivëve në atentate dhe moskapja e autorëve ka një efekt zinxhir në përhapjen e një klime të pasigurt në vend.
Atentatet me eksploziv kanë një efekt të fortë në krijimin e imazhit negativ të vendit në botë. Rikthimi i gjendjes “normale” të rendit në vend është një detyrim ligjor dhe moral i institucioneve të zbatimit të ligjit. Në zonat ku janë kryer këto lloj krime njerëzit ndihen të frikësuar pasi mund të bëhen “viktima” të radhës edhe pse nuk kanë lidhje me ngjarjet.
Cilat janë disa nga vrasjet e bujshme që tronditën Shqipërinë:
Skerdilajd Konomi
Gjyqtari u ekzekutua me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011, makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi. Ekzpertiza më pas tregoi se kishin qenë të paktën 400 gramë C4 e montuar brenda mjetit, poshtë sediljes së drejtuesit.Sakaq, ende dosja vijon të mbetet pa autor.
Isuf Brahimaj
Më 28 gusht 2014 ndërtuesit nga Vlora, Isuf Brahimaj i vendosin tritol ku pasojë e shpërthimit të fuqishëm biznesmeni humb jetën. Eksplozivi shpërtheu në makinën e 42 vjecarit ndërsa ishte në lëvizje duke lënë të plagosur edhe miken e tij 19 vjecare që policia i ka dhënë vetëm iniciale.
Aleksandër Sadikaj
29-vjeçari ishte nisur drejt Memaliaj, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Autorët janë treguar të kujdesshëm, kjo pasi kanë vendosur që të bëjnë shpërthimin e komanduar në një moment kur nuk ka pasur në rrugë asnjë makinë tjetër përreth Sadikajt, duke shmangur rrezikun që nga ai shpërthim të vritej një person i pafajshëm.
Nga shpërthimi Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia ka dalë që të dilte vetë nga makina. Ai është ndihmuar edhe nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia ka dalë që t'i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.
VoxNews