Well-known American historian and researcher of Albanian history Bernd J. Fischer in an interview with journalist Erion Habilaj on VOX NEWS commented on the current political situation in the country, the problems of writing history and Albanian governance in these 30 years.
Fischer has answered questions related to the US decision on Sali Berisha, the government of Edi Rama and why the "non grata" weapon can be used again by the US.
In the context of the 100th anniversary of Albanian-American relations, Fischer says that the two countries are allies, but sees as positive that in Albania everything American has begun to be approved, which according to him shows the maturity of society.
The American historian shows what is the period that needs to be reviewed in the History of Albania and what he is currently writing about Albania.
INTERVIEW / By Erion Habilaj
Vox News: Professor Fischer, the history of Albania is part of your main interests, as a historian and professor of history in the USA. You are the author of several books dedicated to different historical periods of Albania. In the previous communication we had you said you are working on a new book. Why does he talk if you can share it with our readers?
Bernd J. Fischer:My next book, which I am writing with Oliver Jens Schmitt from the University of Vienna, is part of a series called 'concise history', and in this case it is about "A concise history of Albania". The book will be published in June by Cambridge University Press in England. Its translation into Albanian has already begun and will be published next year. The book aims to be an overview or a kind of introduction to Albanian history for the non-academic reader. We have divided the book into two parts: the first is an approach to Albanian history in a broader regional-imperial context. The second part is the history of the Albanian state. We have tried to maintain a fair and reasoned approach, somewhere between the nationalist interpretation of history and the judgment of Albanians as insignificant and "invented nation". Thus the reader manages to understand the main controversies about the history of Albania and has the opportunity to start with it (work) for deeper studies, which is the purpose of the summarized series of history. We hope that this effort of ours will be a useful contribution to this issue.
Vox News: Disa vite më parë ju jeni shprehur se kriza mes Rusisë dhe Perëndimit është kalimtare. Sot jemi në një konflikt të ashpër, jo vetëm mes Rusisë dhe Ukrainës, por sidomos mes Rusisë dhe vendeve të Perëndimit. Cilat janë arsyet e këtij përkeqësimi marrëdhëniesh dhe çfarë tregon për rendin botëror një situatë e tillë?
Bernd J. Fischer: Ndonëse dukshëm mjaft serioze, unë vazhdoj të besoj se kriza mes Rusisë dhe Perëndimit është diçka e përkohshme. Besoj se çfarë bota po sheh është, në thelb, ambicia e pafre dhe e keqnxitur e një njeriu të vetëm, Vladimir Putin. Më kujtohen ende disa nga ato që Putini tha, kur erdhi në pushtet fillimisht, mes tyre edhe deklarata se fatkeqësia më e madhe që i kishte ndodhur popullit rus ishte shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Besoj se ai e sheh ndreqjen e atij ‘gabimi të madh’ si misionin e tij historik. Gjithashtu mendoj se Putin e konsideron veten si pasardhës të carëve dhe, nëse i jepet mundësia, do të përpiqet të ringjallë perandorinë cariste. Hapi i parë drejt kësaj do të ishte dobësimi i aleancës perëndimore, një qëllim – që më vjen keq ta them - për të cilin Donald Trump e ndihmoi. Presidenti Biden ka tjetër qasje dhe, me të drejtë, e ka forcuar aleancën perëndimore, e cila po i kundërvihet Putin-it dhe agresionit të tij brutal. Një nga mësimet e qarta këtu janë rreziqet e autoritarizmit, si një sistem politik me pak ose aspak marrje përgjegjësie. Putin u rrethua nga njerëz që i thanë çfarë donte të dëgjonte dhe i fshehën të vërtetën në lidhje me çështje të tilla si natyra e aleancës perëndimore, rezistenca e popullit ukrainas dhe fuqia e ushtrisë ruse. E vërteta, po ashtu, është viktimë lufte. Sigurisht shpresoj që të tjerët, si Viktor Orban dhe Aleksander Vuçiç mes tyre, të jenë të vëmendshëm dhe të jenë të përmbajtur me dëshirat e veta. Autoritarizmi çon në katastrofë. Putin mund të mos jetë në gjendje t'i mbijetojë këtij konflikti. Rusia do të dalë më e dobët, por mund të riintegrohet në sistemin ndërkombëtar. Kina, me shumë mundësi, do të përfitojë nga e gjithë kjo. E po ashtu edhe perëndimi, i cili e mësoi, sërish, rëndësinë e bashkëpunimit.
Vox News: Ju tre dekadat e fundit e keni vizituar disa herë Shqipërinë. Si lindi njohja me këtë vend, dhe pse vendosët të merreshit me historinë e Shqipërisë?
Bernd J. Fischer: Kam pasur interes të studioj Ballkanin si temë, që në vitet 1970. Që të fokusohesha mbi Shqipërinë u inkurajova nga mentori im akademik, Profesor Dimitrije Djordjevic, i Universitetit të Kalifornisë, ku përfundova edhe doktoraturën, në vitin 1984. Bëra disa kërkime paraprake mbi tema të ndryshme rreth Shqipërisë dhe vendosa të shkruaj tezën time të masterit - të cilën e përfundova në vitin 1973 - mbi Mbretin Zog. Kjo tezë u kthye, më vonë, në bazën e biografisë time të Zogut. Versioni më i fundit në anglisht i saj është botuar në vitin 2012 nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. Interesi im rreth Shqipërisë u shtua gjatë vizitës sime të parë atje, në vitin 1989. Atëherë u njoha me një vend të bukur, me njerëz të ngrohtë dhe një histori magjepsëse.
Vox News: Në literaturën që ju keni lexuar cila është periudha që është shkruar me keq në librat e Historisë së Shqipërisë?
Bernd J. Fischer: Çdo komb dhe çdo shtet përballet me këtë problem. Fushat e historisë më të prekura nga nacionalizmi ekstrem ose politika aktive janë edhe më të vështirat për t'u analizuar objektivisht. Në rastin e Shqipërisë, ky problem përfshin çështjen e origjinës si dhe Luftën e Dytë Botërore, e cila vazhdon të jetë një pikë ndarjeje në politikën bashkëkohore. Për më tepër, periudha komuniste ende nuk është studiuar dhe sintetizuar si duhet, pikërisht edhe sepse ajo vazhdon të jetë temë e debatuar në sferat politike. Që të jem i qartë, në periudhën komuniste është bërë një punë e madhe dhe serioze. Po ashtu, edhe nga historianë të rinj si Idrit Idrizi, Elidor Mëhilli dhe shumë të tjerë që nuk përmenda, por ende ka shumë për të bërë, veçanërisht në fushën e sintezës. Ka një pasuri të madhe materialesh origjinale që pret të studiohet nga historianët e rinj.
Vox News: Cili është gjykimi juaj për historianët shqiptarë dhe keni ndonjë emër që do ta veçonit si një studiues të besueshëm gjatë punës tuaj?
Bernd J. Fischer: Jam i lumtur t’ju them se tashmë ka dhjetëra historianë seriozë që punojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, një numër madh për t’i përmendur të gjithë. Kufizimet politike që kishin historianët gjatë periudhës komuniste, ka kohë që janë hequr dhe historianët shqiptarë po përfitojnë katërcipërisht nga kjo liri, fort e nevojshme.
Vox News: Si një amerikan, por që njeh mirë dhe historinë e Shqipërisë si e vlerësoni marrëdhëniet mes dy vendeve?
Bernd J. Fischer: Mendoj se marrëdhëniet mes Shqipërisë e SHBA-së janë mjaft të forta dhe do të vazhdojnë të jenë kështu. Sidoqoftë, si të tjerë evropianë lindorë, pas rënies së komunizmit, shumë shqiptarë kanë arritur në një pikë ku nuk janë më të gatshëm të pranojnë dhe të imitojnë në mënyrë jokritike të gjitha aspektet e politikës së jashtme dhe të brendshme amerikane. Mendoj se ky proces është sa i pashmangshëm aq dhe i shëndetshëm dhe, në fakt, është tregues i pjekurisë politike.
Vox News:...por kemi një ish-president dhe ish- kryeministër ‘non grata’, a nuk përkeqëson kjo disi imazhin e Amerikës në Shqipëri?
Bernd J. Fischer: Po sigurisht që ka gjasa, duke marrë parasysh se Sali Berisha ka mjaft mbështetës të paepur. Por administrata aktuale amerikane është e përkushtuar ndaj mbrojtjes dhe zgjerimit të të drejtave të njeriut, si në SHBA ashtu edhe jashtë saj. Padyshim, korrupsioni, veçanërisht korrupsioni i nivelit të lartë, është një çështje e rëndësishme e të drejtave të njeriut dhe nuk mund të anashkalohet thjesht për të mbajtur marrëdhënie të mira ndërmjet shteteve.
Vox News: Ka 30 vjet që Sali Berisha është dominant në politikën e djathtë. Si e gjykoni rolin e tij jo vetëm në historinë e këtyre 30 viteve, por dhe atë aktuale dhe te ardhmen e të djathtës. Kujtojmë se ai është rikthyer sërish aktiv në PD, duke detyruar Lulzim Bashën të largohej nga drejtimi i partisë...
Bernd J. Fischer: Sali Berisha është një figurë domethënëse historike e Shqipërisë. Shumë libra do të shkruhen për të, por për një pasqyrë objektive gjithëpërfshirëse do të duhet të pritet derisa historianët të kenë akses në arkivat e qeverisë në lidhje me mandatin e tij. Ai ka meritë për zhvillime të rëndësishme, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme. Me të drejtë, atij i takon merita për aderimin e Shqipërisë në NATO, për Marrëveshjen e Stabilitetit dhe Asociimit të vitit 2006, për udhëtimin pa viza (në BE) dhe për hapat drejt (anëtarësimit në) Bashkimin Europian. Lëvizjet e zotit Berisha në politikën e brendshme kanë më shumë dritë-hije.
Ashtu si politikanë të tjerë shqiptarë, ai ka shpenzuar më shumë kohë dhe energji për të shtuar pushtetin e tij nëpërmjet rritjes së kontrollit të institucioneve të administratës kinse të pavarura dhe njësive të qeverisjes vendore. Nevojat e qytetarit shqiptar, shpesh, kanë zënë vend dytësor, duke nxitur që një numër në rritje njerëzish thjesht të braktisnin vendin.
Votuesit shqiptarë duket se votojnë kundër kandidatëve dhe jo pro tyre. Prandaj mendoj se zoti Berisha mund të ketë një të ardhme politike atëherë kur elektorati të zhgënjehet plotësisht me qeverinë aktuale. Sidoqoftë, kapitulli i fundit për zotin Berisha, padyshim, që nuk është shkruar ende.
Vox News: Është një pyetje që nuk lidhet drejtpërdrejtë me ju, por nëse keni informacion, si procedohet nga Departamenti i Shtetit për të shpallur “non grata” një politikan të nivelit të lartë, dhe mendoni janë provat e mjaftueshme për të shpallur të tillë Sali Berishën?
Bernd J. Fischer: Nuk kam informacion në lidhje me procesin që rezultoi në shpalljen non grata të zotit Berisha. Megjithatë, mund të them se vendimi nuk duhet të jetë marrë lehtësisht. Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken është një person me integritet të lartë, i cili, besoj, se nuk do ta ndërmerrte një hap të tillë pa prova konkrete, veçanërisht duke kur merret parasysh se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe se zoti Berisha mund të bëhet sërish kryeministër. Gjithashtu ka mundësi që ky të mos jetë veprimi i fundit i këtij lloji. Ndonëse kjo varet nga vetë populli shqiptar, unë do të sugjeroja që të merret në konsideratë një proces gjithëpërfshirës, për të kërkuar transparencë financiare për politikanët ose politikanët e mundshëm. Shqiptarët duhet ta dinë se liderët e tyre janë të besueshëm.
Vox News: Zoti Fischer nga ana tjetër kemi Edi Ramën që po qeveris në mandatin e tretë në Shqipëri. Cili është opinionin juaj për qeverisjen e tij?
Bernd J. Fischer: Sipas meje, edhe lëvizjet e kryeministrit Rama janë disi me dritë-hije. Ashtu si zoti Berisha, edhe ai ka pasur shumë arritje, veçanërisht në politikën e jashtme. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria bëri progres në statusin e anëtarit kandidat për në BE. Ai ka qenë një shtysë për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal. Zoti Rama ka mbajtur përgjithësisht marrëdhënie të mira me fqinjët e Shqipërisë dhe ka punuar për të forcuar lidhjet me shtete me qasje disi kundër Shqipërisë. Gjithashtu, ai ka dëshmuar të jetë një anëtar i palëkundur i aleancës perëndimore. Për sa i përket çështjeve të brendshme, sërish ka pasur suksese, por ka hapësirë të konsiderueshme për përmirësim. Politika në Shqipëri mbetet disi jofunksionale, shërbimi civil nuk ka arritur ende pavarësinë e nevojshme dhe sundimi i ligjit mbetet i dobët. Korrupsioni është, gjithashtu, problem serioz dhe liria e medias, duket se, është në rënie. Megjithatë, pata kënaqësinë të shoh se, vitin e kaluar, Economist Intelligence Unit e cilësoi Shqipërinë si "demokraci me të meta" për herë të parë, ndryshe nga cilësimi i mëparshëm si "shtet hibrid". Nga ana tjetër, Indeksi i Sundimit të Ligjit i Projektit Botëror të Drejtësisë e cilësoi Shqipërinë në rënie, ashtu si edhe Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International. Ndërsa unë kam qenë gjithmonë optimist për të ardhmen e Shqipërisë e mbetem i tillë, elita politike e Shqipërisë nuk ka arritur ende stabilitetin ekonomik, social dhe politik të nevojshëm për të bindur qytetarët e saj se e ardhmja e tyre qëndron në Shqipëri dhe jo diku jashtë.
Vox News: Sali Berisha po kap Enver Hoxhën në krye të partisë dhe Edi Rama që po e drejton PS për 17 vjet. Pse e kanë kaq të vështirë politikanët shqiptarë që të lëshojnë karrigen?
Bernd J. Fischer: Për sa i përket jetëgjatësisë politike, liderët politikë të Shqipërisë nuk ndryshojnë nga ata kudo tjetër në botë. Pushteti politik është dehës dhe pakkush heq dorë prej tij vullnetarisht. Shumica duket se besojnë se vetëm ata mund ta çojnë vendin e vet përpara. E vetmja mënyrë për ta parandaluar këtë, gjithmonë nëse shqiptarët mendojnë se është një synim i denjë, është vendosja e një lloj limiti kohor. Franklin Roosevelt u zgjodh president i SHBA-së katër herë dhe të tjerët do ta kishin tentuar diçka të ngjashme, nëse amendamenti i 22-të i kushtetutës amerikane nuk do ta ndalonte. Ndoshta kjo është diçka për t'u menduar edhe në Shqipëri.
©Copyright Vox News
This article is exclusive to Vox News, enjoys copyright under Law no. 35/2016, "On copyright and related rights". The article can be republished by other media only by quoting Vox News and at the end the source link is placed, otherwise any violator will be held liable under Article 178 of Law No. / 35/2016.