“Çudia më e madh 7 ditë zgjat…” Monika Lubonja rikthehet në jetën publike pas videove me Adi Hilën (VIDEO)

13 October 2026, 10:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Çudia më e madh 7 ditë zgjat…” Monika

Pas ditëve të fundit, gjatë të cilave emri i saj është përfshirë në diskutimet për videot intime të kompozitorit Adrian Hila, aktorja Monika Lubonja është rikthyer me një publikim të ri në rrjetet sociale.

Aktorja ka ndarë në Instagram një video të realizuar në bashkëpunim me një biznes, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është një fjali që shqipton gjatë videos.

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, shprehet Lubonja, duke përdorur shprehjen e njohur popullore.

Deklarata vjen në një moment kur aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të materialeve private që kanë qarkulluar në internet. Për këtë arsye, fjalët e saj mund të interpretohen si një mesazh indirekt për situatën e krijuar dhe zhurmën mediatike që e ka shoqëruar.

Ky publikim vjen pasi persona të afërt me aktoren, mes tyre Ema Andrea dhe Meridian Ramçaj, kanë treguar publikisht se ajo e ka përjetuar rëndë situatën e ditëve të fundit, duke kërkuar që të respektohet privatësia e saj.

 


Video