Fermerët në Lushnje thërrasin sërish protestë të dielën, tre kërkesat për Qeverinë

12 March 2022, 20:45Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fermerët në Lushnje thërrasin sërish protestë të

Fermerët në Lushnje nuk janë të kënaqur nga masat e njoftuara nga Kryeministri Edi Rama për t’u ardhur në ndihmë përballë rritjes së çmimeve.

Sindikata e Fermerëve të Bashkuara ka thirrur sërish protestë të dielën në qytetin e Lushnjes.

Protesta do të nisë në Drejtorinë e Bujqësisë dhe do të mbahet për dy orë, nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

Kërkesat e tyre mbeten tre.

E para është rritja e fondit për naftën pa taksa, që Rama e njoftoi këtë të shtunë, duke i shtuar 5 mln dollarë. Por, shifra është e pamjaftueshme për të plotësuar të gjitha kërkesat, pasi edhe me këtë shtesë, fondi nuk mbulon më shumë se 40 për qind të fermerëve.

Kërkesa e dytë është rritja e subvencioneve për fermerët për të kompensuar rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore dhe nxitur prodhimin bujqësor vendas.

kërkesa e tretë është heqja e kritereve përjashtuese nga skema mbështetëse, përfshirë këtu pragjet dysheme dhe tavan dhe të parimit se kush aplikon i pari merr subvencion.

Fermerët në Lushnje thërrasin sërish protestë të

 


Video