
Zbardhet vrasja e ish-ushtarakut Altin Alikaj, trupi i të cilit u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë nga e ëma, një javë pasi ishte zhdukur. Sot, Policia e Vlorës ka njoftuar prangosjen e dy personave, të cilët akuzohen se janë autorët e vrasjes së 46-vjeçarit.
Në pranga kanë përfunduar dy të rinjtë nga Lushnja: Shazi Ahmetaj, 23 vjeç banues në Kolonjë dhe shoku i tij Mateo Kiptiu, 30 vjeç. Ky i fundit dyshohet se e ka ndihmuar 23-vjeçarin për t’u fshehur duke i siguruar një mjet të marrë me qira për të qarkulluar lirisht.
Megjithatë hetimet vazhdojnë për të mësuar nëse ka persona të tjerë që janë të përfshirë apo kanë dijeni lidhur me ngjarjen. Ndërkohë që ende nuk dihet as shkaku i eliminimit të Alikajt në banesën e tij disa javë më parë.