
Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës me akuzën e trafikut dhedhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit për shtetasit e huaj kundrejt parave.
Policia thotë se gjatë operacionit “Perimetri” se gjatë operacionit ka arrestuar një çift banues në Korçë, me inicialet A.F., 50 vjeç dhe N.F., 45 vjeçe dhe 31-vjeçarin M.P., banues në Pajovë të Peqinit.
Këta persona u kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës prej 1 mijë euro për secilin. Ata u ndaluan në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Starovë dhe në mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A. F., dhe pasagjere bashkëshorten e tij, shtetasen N. F., me të cilin këta shtetas po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm. Drejtuesi i mjetit, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë kur i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por më pas u kap dhe neutralizua.
Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip "Fiat", me drejtues shtetasin M. P., duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1000 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".