38-vjeçari kërcënon të qëllojë me armë drejt policisë, arrestohet

25 February 2022, 18:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

38-vjeçari kërcënon të qëllojë me armë

Një 38-vjeçar që qëllonte me armë në ajër ka rrezikuar forcat e policisë duke kërcënuar të qëllonte edhe në drejtim të efektivëve. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz dhe në pranga ka rënë Fehtah Jata, person me precedent të mëparshëm penal i dënuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

38-vjeçari qëllonte në ajër me kallashnikov duke terrorizuar banorët. Policia u sinjalizua për ngjarjen dhe u nis menjëherë drejt vendngjarjes.

Pasi efektivët u afruan në banesën ku dyshohet se fshihej Fehtah Jata dhe i bënë thirrje të dorëzohej.

38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të uniformave blu.

Pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të policisë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i tij. Atij iu sekuestrua edhe arma të cilën e mbante në dorë me fishekë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.


Video