Përdhunoi dhe vrau mësuesen në Britani, shqiptari e pranon fajësinë para gjykatës

25 February 2022, 16:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përdhunoi dhe vrau mësuesen në Britani, shqiptari e pranon

Një 36-vjeçar shqiptar pranoi para një gjykatë britanike për përdhunimin dhe vrasjen e një mësueseje britanike 28-vjeçare në një ngjarje të shtatorit të vitit të kaluar që tronditi vendin.

Shqiptari, një punonjës garazhesh në Angli, pranoi se ka vrarë mësuesen e shkollës fillore, Sabina Nessa, 28 vjeç.

28-vjeçarja u vra në Londër pasditen e së premtes më 17 shtator të vitit të kaluar, pak pasi kishte lënë makinën në vendin e parkimit.

Sipas dëshmisë së shqiptarit, ai e priti për 30 minuta në garazh, të cilën nuk e njihte më parë. Ai tha se e kishte parë të largohej në këmbë mësuesen dhe priti momentin kur të kthehej sërish për ta sulmuar.

Trupi i saj u gjet thuajse 24 orë më vonë i mbuluar me barishte në një park aty pranë.

Sipas prokurorisë, shtetasi shqiptar e ka goditur viktimën me një prej tabelave të trafikut, para se ta mbyste. Prokurorët besojnë se bëhet fjalë për një sulm të motivuar seksual.

Prokurorja Alison Morgan deklaroi se sulmi ishte paramenduar dhe se Koçi Selamaj ka ushtruar dhunë mizore ndaj viktimës.

36-vjeçari shqiptar u arrestua në shtëpinë e tij në Eastbourne më 26 shtator, pasi u identifikuar nga kamerat e sigurisë teksa sulmonte mësuesen Sabina Nessa.

Pas muajsh të tërë mohimit të vrasjes, shqiptari është dorëzuar përballë provave dhe e ka pranuar. Ai rrezikon të paktën 25 vite burg për ngjarjen në fjalë.


Video