Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit vetëm një person ka humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Viktima ishte një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.
Nga 1743 testime, 191 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 3396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.