Plagoset rëndë i riu në Vlorë, goditet me sëpatë në qendër të qytetit

25 February 2022, 12:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagoset rëndë i riu në Vlorë, goditet me sëpatë

 Një 27-vjeçar është plagosur rëndë në qytetin e Vlorës. Raportohet se plagosja ka ardhur si pasojë e një sherri në sheshin “Flamur” në Vlorë.

I plagosuri mësohet se është Besim Hoxha 27-vjeç dhe është goditur me sëpatë në pjesën e kurrizit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku do i nënshtrohet një operacioni.


Video