Zjarr në Durrës, një banesë përfshihet nga flakët (Video)

25 February 2022, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarr në Durrës, një banesë përfshihet nga flakët

Një ndërtesë e vjetër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës. Objekti trekatësh i përfshirë nga flakët ndodhet pranë bulevardit ''Dyrrah'' në lagjen 11 të qytetit bregdetar. Tymi është përhapur në të gjithë zonën përreth, ndërsa kanë ndërhyrë zjarrfikësit për të shuar zjarrin dhe shmangur përhapjen e tij të mëtejshme.

Ndërsa po  punohet për zbardhjen e shkaqeve që ccuan në rënien e zjarrit, paraprakisht dyshohet se kanë qenë të pastrehët që e përdorin godinën e pabanuar për të kaluar natën. Ndonjë prej tyre mund të ketë ndezur zjarr për të përballuar temperaturat e larta të natës dhe më pas janë larguar shkujdesur, pa e fikur atë.

 


Video