Mashtroi qytetarët në Elbasan me kreditë, kapet i riu në Këlcyrë

26 February 2022, 09:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mashtroi qytetarët në Elbasan me kreditë, kapet i riu në

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Këlcyrë, i akuzuar për mashtrim me kredi. I arrestuari është i riu me iniciale E.P., banues në Këlcyrë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi më 2 shkurt, Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, pas një padie të bërë nga një qytetar i Elbasanit, që ka rënë viktimë e mashtrimit të të riut.

Sipas policisë, 24-vjeçari E.P., së bashku me dy persona të tjerë (gjithashtu të arrestuar) janë prezantuar si punonjës të një fondacioni që ndihmonte në krijimin e lehtësirave në marrjen e kredive.

Për t’i siguruar kredinë qytetarit nga Elbasanit, ky grup i ka marrë paraprakisht një shumë parash, që policia nuk e saktëson në njoftimin e saj.

Pas arrestimit, 24-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit për t’u përballur më pas në gjykatë me akuzën e mashtrimit me kreditë.


Video