VR*SJA e Miklovan Danajt në Spanjë/ Detaje TRONDITËSE nga Marbella: "Keli" u rrëmbye, vr*rë dhe më pas është hedh në det!

2 September 2025, 14:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VR*SJA e Miklovan Danajt në Spanjë/ Detaje TRONDITËSE nga
Miklovan Danaj

Trupi i Miklovan Danajt, 30-vjeçarit nga Guri i Zi i Shkodrës i cili rezultonte i zhdukur prej muajit maj, dyshohet se është gjetur më 24 gusht në brigjet e Marbellës, Spanjë.

Lajmi u bë publik dje nga mediat spanjolle, ndërsa tashmë janë marrë mostra ADN-je nga familjarët për t’u krahasuar me trupin e viktimës.

Joq shkruan se Danaj, i njohur edhe me nofkën "Keli", është rrëmbyer, dhunuar, vrarë, dhe më pas trupi i tij është hedhur në det.

Dyshimet për një ekzekutim u shtuan edhe më shumë pas një mesazhi kërcënues që mbërriti në derën e familjarëve, ku shkruhej: “Miklovani ka vdekur, mos e kërkoni.”

Pranë trupit të 30-vjeçarit janë gjetur dy palë dokumente shqiptare, çka ka ngritur më tej dyshime mbi rrethanat e vrasjes.

Hetimi aktualisht po zhvillohet nga autoritetet spanjolle dhe fokusohet kryesisht tek pazaret e drogës.

Paralelisht, policia shqiptare ka nisur verifikimet në vendin tonë, përmes marrjes në pyetje të familjarëve dhe kontrollit të çdo informacioni që lidhet me aktivitetin e tij.

Po ashtu mësohet se ka nisur edhe verifikim në disa shtete si Itali apo Holandë.


Video