Ilir Meta kërkon zëvendësmin e masës së sigurisë “arrest me burg”, ja kur do mbahet seanca në Apelin e GJKKO!

2 September 2025, 11:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta kërkon zëvendësmin e masës së sigurisë
Ilir Meta

Gjykata e Apelit ka caktuar datën 8 shtator për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë, ka apeluar masën dhe kërkon ndryshim të masës ‘arrest në burg’ më një tjetër masë më lehtësuese.

Anila Hoxha raporton se procesi do mbahet në orën 10:00 dhe Meta, ndaj të cilit janë mbyllur hetimet, kërkon lirinë me argumentin se nuk do t’i shmanget drejtësisë, nuk ka rrezik dhe po ashtu se mbajtja në qeli e pengon për të bërë politikë dhe drejtuar Partinë e Lirisë.

Ilir Meta kërkon zëvendësmin e masës së sigurisë


Video