Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, aktorja Marjeta Ljarja: Filmat e tij, të paharruar!

2 September 2025, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, aktorja
Marjeta Ljarja

Aktorja e mirënjohur Marjeta Ljarja ka marrë pjesë në homazhet në nder të ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Aktorja u shpreh se Dhimitër Anagnosti ka qenë mjeshtër dhe se filmat e tij do të mbeten të paharruar.

Marjeta Ljarja: E kam njohur shumë mirë, ka qenë mjeshtër, e themi me zë të plotë. Më vjen keq që largohet dhe po lë kaq shumë gjëra saqë vetëm harresa nuk mund të jetë mbi këtë emër dhe mbi këtë mjeshtër kaq të madh e familjen e tij të bukur.

E kemi pasur i shembur gjithmonë një njeri shumë serioz, këmbëngulës, nuk e di si do të vijnë brezat dhe se si do ta kujtojnë, por filmat e tij do të jenë të paharruar.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.


Video