A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Policia greke është duke zhvilluar një operacion për ekzekutimin e urdhër arresteve ndaj personave të dyshuar për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Irakli Davella dhe plagosjen e 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.
Deri tani janë arrestuar dy persona, të dy shtetas shqiptarë.
Operacioni i nisur prej orëve të mëngjesit është në zhvillim e sipër dhe detaje të reja priten në vijim.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Thrakomakedones të Athinës paraditen e 15 dhjetorit, ku nga një automjet në lëvizje u hap zjarr duke lënë të vdekur 47-vjeçarin nga Mesopotami i Finiqit, ndërkohë që mbeti i plagosur rëndë 46-vjeçari nga Puka, i cili kishte mbërritur në Greqi nga Duseldorfi i Gjermanisë, por banonte edhe në Dubai.