Micotaqis: Jam prekur nga humbja e Kryepeshkopit të Shqipërisë, e njihja personalisht. Të enjten do jem në Tiranë

27 January 2025, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Micotaqis: Jam prekur nga humbja e Kryepeshkopit të Shqipërisë, e
Kyriakos Mitsotakis dhe Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis priti sot Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Ieronymos, në selinë e tij, Vilën Maximos.

Në një diskutim të shkurtër të zhvilluar para kamerave televizive, Mitsotakis iu referua humbjes së fundit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, i cili vdiq të shtunën.

“Këto janë ditë të vështira për ortodoksinë në tërësi. Besoj se të gjithë jemi prekur nga humbja e Kryepeshkopit të Shqipërisë. Pata fatin ta njoh personalisht. Ai ishte vërtet një njeri i madh, i cili arriti të bëjë një punë të pashoqe në Shqipëri, duke rindërtuar një kishë të shkatërruar, por para së gjithash ai ishte një njeri i Zotit që kujdesej për njerëzit. Për këtë arsye unë do të kem mundësinë, do të jemi të gjithë bashkë në funeralin e tij në Tiranë për ta nderuar, siç e meriton”, tha kryeministri.

"Ai ishte me të vërtetë një nga të paktët e zgjedhur. E takova dhe kam qenë me të, që nga shkolla e mesme. Zoti i dhente prehje. Faleminderit që je pjesë e zisë tonë dhe në humbjen tonë të hidhur, por këto gjëra janë vetëm njerëzore.... . Sot kemi ardhur për t'ju përshëndetur, për t'ju takuar personalisht dhe për të biseduar për punët tona, për çështjet tuaja, për çështjet e kohës sonë, - u përgjigj Kryepeshkopi.

Sipas burimeve qeveritare, kryeministri dhe kryepeshkopi kanë diskutuar për çështje aktuale që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes kishës dhe shtetit, veçanërisht çështjet sociale në kuadër të thellimit të mbështetjes reciproke mes dy institucioneve.


Video