Kryebashkiaku i Libohovës Leonard Hide u paraqit këtë të hënë në SPAK për t'u njohur me aktet hetimore të organit të akuzës, pas kthimit të dosjes nga GJKKO për hetime shtesë.
Hide firmosi dokumentin që e njeh atë me aktet, teksa pritet që prokuroria e posaçme t’i drejtohet edhe njëherë me kërkesë shkallës së parë për të kaluar dosjen ndaj kryebashkiakut për gjykim.
Kryebashkiaku socialist akuzohet nga SPAK se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre” lidhur me kultivimin e parcelave me kanabis, në kohën kur mbante postin shef krimesh në policinë e Gjirokastrës.
Parcelat me kanabis për të cilat akuzohet Hide dhe funksionarë të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat e Prokurorisë Gjirokastër.