Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, plagosen rëndë katër persona, transportohen drejt Traumës

27 January 2025, 07:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Fushë Krujë – Thumanë, plagosen
Pamje nga aksidenti

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi dy makina u përplasën me njëra tjetrën në aksin rrugor Fushkrujë - Thumanë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Derven.

Të lënduarit janë dërguar te spitali i Traumës në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë ndërprerja e rrugës nga makina tip Opel, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte edhe makina tjetër tip Mitsubishi me targa italiane e cila drejtohej nga shtetasja  me inicialet M.L.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Video