Gjykata e Tiranës vendosi sot masën arrest me burg per Eduart Lamin i arrestuar për armëmbajtje pa leje ndërsa dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës.
Akuza ndaj tij momentalisht do të mbetet armëmbajtje pa leje ndërsa në seance nuk ka dhënë sqarime për armën.
Lulzim Visha, cili punonte si postier në postën private "Postman" u gjet i vrarë mëngjesin e 24 janarit 2025 brenda në makinën e kompanisë, në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë.
Grupi hetimor dyshon se viktima ishte përfshirë në konflikte me Ervis Lamin, një personazh me të shkuar kriminale. Burime policore thonë për mediat se konflikti ka nisur pak muaj më parë dhe lidhet me një pronë, por më shumë detaje janë duke u hetuar.