VIDEO/ Shqiptari nuk e përballon dot alkoolin si holandezët, transportohet në spital

25 May 2022, 15:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Shqiptari nuk e përballon dot alkoolin si holandezët,
Festa e tifozëve holandezë

Prej dy ditësh, Tirana "gumëzhin" nga festa e tifozëve të Feyenoord me këngë dhe pije alkoolike. Pas dy ditëve në baret e kryeqytetit, ata sot festën e kanë shpërngulur tek parku "Rinia".

Festës me alkool të holandezëve i janë bashkuar dhe disa qytetarë vendas, por njëri prej tyre nuk e ka pritur mirë pijen e tepërt. Pas disa gotash alkool, ai nuk është ndjerë dhe të pranishëmit kanë njoftuar ambulancën.

Siç shihet, ambulanca ka shkuar në vendngjarje ku ka marrë burrin dhe e ka tranposrtuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Video