Në Tiranë është zhvilluar protesta kundër diskriminimit krahinor. Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar kësaj proteste, duke u shprehur se ka qenë gjithmonë politika ajo që ka sjellë përçarjen mes shqiptarëve.
“Unë jam malok , por unë kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk zgjedhë dot familjen. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për veriun , jugun për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën kam qenë më shfaqje , e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit.
Kush e ka shpikur veri-jug këtu tek ne? Politika e ndyrë antishqiptare që vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në qendër Tiranës. Vëllezërit kosovarë i priti e gjithë Shqipëria deri në Sarandë. Unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja,” tha aktori Malkaj.
Kujtojmë se shkak është bërë seanca ndaj kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, ku u hodhën pretendime se procesi ndaj saj ishte i iniciuar për arsye krahinore.
Në disa SMS që ka lexuar përpara KPA, Imeraj ka deklaruar se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e prokurores së Tiranës për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.