Gjendet një i ri pajetë në një dhomë hoteli në Tiranë

8 April 2022, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet një i ri pajetë në një dhomë hoteli në

Një i ri është gjetur pajetë mbrëmjen e së enjtes në një dhomë hoteli në Tiranë.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i shtetasi H.R. 39 vjeç është gjetur në një hotel në rrugën “Lord Bajron”. Nga verifikimet paraprake, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 


Video