Yuri Kim takon kreun e SPAK, Arben Kraja

8 April 2022, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Yuri Kim takon kreun e SPAK, Arben Kraja
Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka takuar ditën e sotëm kreun e SPAK, Arben Kraja

Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka takuar ditën e sotëm kreun e SPAK, Arben Kraja. Ambasadorja Kim ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Twitter duke treguar edhe çështjet për të cilat kanë diskutuar.

Postimi i ambasadores Kim:

U takuam sot me kreun e SPAK Arben Kraja, për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. 

Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi.


Video