Shqiptarët mbështesin Ukrainën, Yuri Kim dhe Veliaj i bashkohet marshimit (Foto)

8 April 2022, 12:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptarët mbështesin Ukrainën, Yuri Kim dhe Veliaj i bashkohet
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndërsa shoqërohet nga kryebashkiaku Veliaj

Ditën e sotme, ashtu siç u paralajmërua dje, komuniteti ukrainas thirri një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus.

Shqiptarët mbështesin Ukrainën, Yuri Kim dhe Veliaj i bashkohet

Udhëheqës i këtij manifesti ishte ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndërsa shoqërohet nga kryebashkiaku Veliaj. Po ashtu protestës paqësore i është bashkuar edhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim. Ata pasi ecën përgjatë bulevardit, shkuan drejt ambasadës ruse.

Pjesë e tij është edhe Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov. Në mbështetje të tyre ka edhe shumë qytetarë shqiptarë.

Shqiptarët mbështesin Ukrainën, Yuri Kim dhe Veliaj i bashkohet

Ata janë ndalur te ambasada ukrainase, ku do të ketë edhe fjalime. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj, i cili po e ndjek nga afër këtë manifestim do të transmetohet gjithashtu një mesazh nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.



Video