Martina P, ose "Tina" është vajza që shihni në fotot më poshtë, 18-vjeçarja e cila dyshohet se u bë shkak për vrasjen e Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit. Martin Çeço 26-vjeçari nga Maliqi u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuar.
Martina P., dyshohet se kishte një lidhje intime me një prej autorëve, Valter Mollajn, por po ashtu ajo kishte nisur komunikimet përmes rrjeteve sociale edhe me 26-vjeçarin Martin Çeço.
Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, vihet re se adoleshentja ka disa profile në Facebook, ku rezulton se ajo mban si foto të profilit reperin 2Ton.

Nevzat Çeço, babai i 26-vjeçarit Martin Çeço që u vra dhe trupi iu hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, rrëfeu për emisionin Uniko nga Spartak Koka se si djali i tij u njoh me një vajzë, e cila dyshohet se u bë dhe “molla e sherrit”.
“Hëngri byrekë në Korçë (Vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp.
Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do. Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin. Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte Instagrame të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse s’pranon të lidhet”, ka rrëfyer Nevzat Çeço në emisionin Unikon.