Sherri për një vajzë i mori jetën, kush janë tre autorët e dyshuar të vrasjes e Martin Çeços në Maliq

20 June 2022, 17:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherri për një vajzë i mori jetën, kush janë tre
Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj

Me kokën dhe sytë të ulur janë paraqitur në gjykatë, para togave të zeza këtë të hënë tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços.

Blutë arrestuan të shtunën tre personat që dyshohet se janë autorët e krimit, të ndaluarit shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Mes tyre dhe dyshohet të ketë pasur grindje për shkak të një femre, dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26 vjeçari ka qenë në lidhje paralele me një nga autorët. Autorët mësohet se e kanë mbytur të riun dhe kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

Autorët kishin lënë buze rezervuarit shapkat e të riut, por shenjat e litarit që ai ka pasur në fyt kanë bërë hetuesit të besojnë se ai nuk ishte vetëmbytur, por ishte vrarë. 

Këto janë tre të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços:



Video