Aksident me vdekje në Belsh, humb jetën 15-vjeçari

20 June 2022, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me vdekje në Belsh, humb jetën 15-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin  rrugor “Belsh – Kuçovë”. Policia bën të ditur se në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, 15 vjeçari, O.M. Ndërsa pasagjeri tjetër ndodhet në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video