Faqja e Qendrës Kombëtare të Biznesit nuk punon prej disa ditësh

20 June 2022, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Faqja e Qendrës Kombëtare të Biznesit nuk punon prej disa
QKB

Faqja e webit të Qendrës Kombëtare të Biznesit nuk funksionon prej disa ditësh.

Nëse kërkon në internet www.qkb.gov.al ajo të del "errorr" dhe kjo gjë ndodhe prej ditës së premte, ndërkohë që tani jemi në mesditë të së hënës.

Nuk dihet nëse ka patur tentativa për rregullimin e këti defekti apo jo dhe se për sa kohë faqja do vazhdojë të jetë jofunksionale.

Kjo nuk është hera e parë që web-i i QKB-së del jashtë funksionit me ditë të tëra rresht. Kujtojmë se më parë, faqja e webit të QKB-së menaxhohej nga USAID-i, ndërsa tani nga AKSHI.

Faqja e Qendrës Kombëtare të Biznesit nuk punon prej disa


Video