Prokuroria e Elbasanit ka thirrur deputetin e PD-së, Gazment Bardhi për tas pyetur në lidhje me vrasjen e aktivistit socialist Pjerin Xhuvanit në lagjen "5 Maji" 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka kanë zgjeruar hetimet dhe rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ata drejt ekzekutimit të Pjerin Xhuvanit me 21 prill të vitit 2021.
Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i "mbrojtjes së votës" së PD-së, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar. Në automjetin e dyshuar janë gjetur vetëm lista patronazhistëve që prokuroria i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ndodhet pas hekurave ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i dyshuar si autor i vrasjes.