Babai rreh të bijën 12-vjeçare, dyshohet dhe se e ka ngacmuar seksualisht (EMRI)

20 June 2022, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Babai rreh të bijën 12-vjeçare, dyshohet dhe se e ka ngacmuar
Foto ilustruese

Një 47-vjeçar nga Devolli është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare.

Në pranga është vënë shtetasi me Gazmend Xhaxhe, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 47-vjeçari i arrestuar dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë vajzën e tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


Video