“Ty 7 plumba dhe babait 1”/ I ati i Martin Çeços flet për “Tinën” që u bë “molla e sherrit”: E mashtronte (Video)

21 June 2022, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ty 7 plumba dhe babait 1”/ I ati i Martin Çeços flet
Martina

Nevzat Çeço, babai i 26-vjeçarit Martin Çeço që u vra dhe trupi iu hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit, rrëfeu për emisionin Uniko nga Spartak Koka se si djali i tij u njoh me një vajzë, e cila dyshohet se u bë dhe “molla e sherrit”.

Në intervistën për gazetarin Spartak Koka, i ati tregon se e kishte gjetur djalin duke qarë. Ai kërkonte të lidhej me vajzën që kishte njohur, e quajtur Martina ose shkurt Tina, por kjo e fundit nuk pranonte ta takonte por vetëm fliste fshehurazi me të në telefon.

Një ditë, pasi mbylli telefonatën me Tinën, Martinin e telefonon një person dhe e kërcënon duke i thënë se do “t’i fuste 7 plumba”. Kështu tregon babai i Martinit, i cili shprehet se e ka dëgjuar vetë këtë bisedë nga telefoni i djalit. Madje ai thotë se edhe vetë u kërcënua me vrasje nga i njëjti person.

Video e marrë nga emisioni "Uniko":

 


Video