Foto: Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijët në Astir

21 June 2022, 09:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Foto: Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijët

Dalin pamje nga momenti teksa ekipet zjarrfikësi evakuojnë banorët nga pallati në Astir, i cili u përfshi nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit sot.

Nga pamjet duken zjarrfikësit të cilët nëpërmjet shkallës se emergjencës nxjerrin banorët nga pallati.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar tetë banorë, të cilët janë shkuar për mjekim në spital.

Pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spitali.

Sipas policisë zjarri ka shpërthyer në garazhin e pallatit në , në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”.



Video