Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tjetër arsenal armësh është zbuluar në kryeqytet.
Armët janë gjetur në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë poseduesin e tyre.
Armët e zjarrit ishin fshehur në garazhin e një pallati 5 katësh që ishte lëshuar me qira.
Bëhet fjalë për pistoleta me silenciator, kallashnikov por edhe snajper.
Pak ditë më parë në Tiranë u zbulua një tjetër depo me armë. Në një banesë private, u gjetën pajisje që shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit të cilat dyshohet se ishin porositur nga krimi i organizuar.