Blenti Angjo dhe dy kushërinjtë Valter e Edlir Mollaj dolën para Gjykatës së Korçës për t’u mësuar me masën e sigurisë. Të dyshuar si autorë të vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço në Maliq, ata do të qëndrojnë në burg, të paktën deri në përfundim të hetimeve, të akuzuar për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim,
VoxNews ka siguruar foton e vajës e cila u bë sebeb i vrasjes së 26-vjeçarit në Maliq, fotoja që shikoni më poshtë është vajza për të cilën u shkaktua tragjedia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 12 qershor, ditë kur 26 vjeçari Martin Çeço humbi kontaktet me familjarët e tij. Ai u gjet pas 4 ditësh nga policia në rezervuarin e Kolanecit.
Ngjarja ndodhi për shkak të një lidhjeje që viktima ka pasur me një vajzë dhe më herët edhe më njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes. Për të kamufluar vrasjen, autorët, pasi i mbytën me litar Çeçon, e hodhën në rezervuar dhe shapkat ia lanë në breg, duke supozuar për vetëvrasje.