Çudira shqiptare/ “Autokombajna” me 240 fshatarë në gjyq, pronari: Do vij kur të korr grurin

22 June 2022, 13:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çudira shqiptare/ “Autokombajna” me 240 fshatarë në
SPAK

Dhjetra banorë të një fshati kanë përfunduar dëshmitarë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. VoxNews mësoi se 240 fermerëtë fshatit Kozare në Kuçovë që po dëshmojnë me kërkesë të SPAK për Bektash Shtëpenjën, pronar i një autokombanje që korrte grurin në fshat.

Operacioni Forca e Ligjit e kishte futur në listën e të dyshuarve se pasuria e tij është krijuar me paratë e të birit, që rezulton i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali.

Deri më tani, dëshmi në SPAK kanë dhënë disa bujq të fshatit. Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së Shtëpenjës. Por Shtëpenja ka deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna me të cilën punon që prej vitit 1991. 

Gjykata e pyeti njërin nga fshatarët kush ta korr grurin? Bektashi na i korr prej 1991 dhe këtë vit na i la rritur korrjen e grurit se është rritur nafta.

Bektash Shtëpënja nuk ka qenë sot i pranishëm në gjyq, por ka çuar djalin, pasi ka bërë deklaratë se “jam duke korrur grurin e fshatit. Kur te mbaroj gruri vij ne gjyq, por kam te ardhura me djerse e pune, jo sic thote OFL. S’jam kriminel, i gjithe fshati me njeh. Nuk kam manipuluar deshmite e fshatit, sic thote SPAK, jam punëtor”.


Video