"Martinin e mbytën me litarin e jonxhës", flet nëna e 18-vjeçares: Vajza ndodhet në presion nga...

22 June 2022, 12:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Martinin e mbytën me litarin e jonxhës", flet nëna e
Tina

Nëna e 18-vjeçares M.P që akuzohet se eshte bere shkak i sherrit dhe vrasjes se 26-vjeçarit Martin Çeço në një fshat të Maliqit ka treguar se e bija e saj adoleshente është në një gjendje presioni nga policia. Këtë e ka konfirmuar drejtuesja e emisionit “Me zemër të hapur” Evis Ahmeti.


“Është në një presion të madh psikologjik 18-vjeçarja tregon nëna për shkak të presionit që policia po ushtron në ambientet e komisariatit”, tha Ahmeti e cila tregoi më pas se redaksia e emisionit ka një video që e ka filmuar Martin Çeço.

"Vetë viktima familjarët e tij na kanë vënë në dispozicion një video që gjendet në telefonin celular të viktimës, por nuk e jap dot pa më komfirmuar dhe 18 vjecarja a është protagoniste ajo apo jo.

Këtë video e ka kryer viktima duke treguar një vajzë që punon në byrektore. Ne kemi pyetur vajzën a ke qenë në këtë byrektore dhe a ka punuar ndonjëherë aty dhe e mohon. Por ajo s’ka mohuar atë marrëdhënie që ajo ka pasur me Bledi Angjon, me një prej të dyshuarve”, tha Ahmeti.


Video