Vrasje, tradhti dhe sherre/ Të rinjtë shqiptar të rrezikuar nga “urrejtja” në rrjetet sociale

22 June 2022, 09:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasje, tradhti dhe sherre/ Të rinjtë shqiptar të rrezikuar nga
Foto montazh nga VoxNews

Zhvillimi i teknologjisë me ritme të shpejta, ka sjell probleme në jetesën e të rinjve shqiptar. Probleme të mëdha që sjellin bullizëm, dhunë, sherre dhe tradhëti.

"Grupmosha që përjeton më shumë këto problem janë fëmijët dhe adoleshentët", sipas sociloges Entela Binjaku.

Si ndikon dhuna virtuale tek kjo kategori sensitive e popullatës?

Media sociale nuk siguron kontroll të mjaftueshëm të informacionit. Duke lundruar në median sociale fëmijët mund të ndeshen me faqe interneti të pahijshme, të dëmshme që mund të ndikojnë në procesin e tyre të të menduarit.

Cyberbulling është një tendencë tjetër që fëmijët mund të ndeshen në median sociale. Cyberbulling ka efekte të rrezikshme dhe ndonjëhere fatale. Ky fenomen shkakton shumë viktima çdo vit.

Humbje kohe. Duke shpenzuar shumë kohe ne median sociale mund të ndikojë negativisht duke interferuar me aktivitetin e përditshëm të fëmijëve. Varësia mund të manifestoje në vetvete një sërë simptomash që mund të ndikojnë në shëndetin fizik të fëmijëve.

Media sociale mund të ndikojë në aftësinë e fëmijës për të zhvilluar marrdhenie të shëndetshme interpersonal.

Përdorimi i medias sociale kryesisht gjatë natës ka një impakt të rëndësishëm në aspektin emocional dhe në cilësinë e gjumit duke e lidhur atë më nivele të larta të ankthit.

Në vendin tonë kohëve të fundit kemi patur një sër problematikash të cilat kanë lindur nga rrjetet sociale dhe janë kthyer në tragjedi, dhunë apo bullizëm.

"Tradhtia" në Librazhd

Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik para disa ditëve, pas publikimit të disa videove ku vërtetohej tradhëtia bashkëshortore. Rasti ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku mësohet se vjehrri, vjehrra dhe disa të afërm kanë kapur “mat” nusen me të dashurin në shtratin e saj.

Skena e rëndë është filmuar nga njerëzit e burrit të saj, të cilët më pas e kanë përzënë nga shtëpia. Por më e keqja nuk ka kaluar ende për gruan në fjalë, pasi prindërit e saj, të tronditur nga lajmi, i kanë mbyllur derën.

Një ngjarje e cila kurrë nuk u mor vesh e vërteta por thjesht mediat shfrytëzuan rastin për klikime dhe e dëmtuar tashmë nuk dihet gjë për fatin e saj. E gjitha kjo lindi si njohje e vajzës me një djalë në rrjetin social facebook.

Vrasja në Maliq

Martina Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, dyshohet se u bë shkaktare e krimit të tmerrshëm të vrasjes së Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit, i cili u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuar.

Martina Pajollari ishte në një lidhje intime me një prej autorëve, Valter Mollajn, bashkëfshatar i Martinës, por ndërkohë i jepte shpresë për dashuri dhe 26-vjeçarit Martin Çeço, duke i shkruar në “Messenger”.

Ajo nuk i kishte treguar Martinit për lidhjen me e saj me Valter Mollajn dhe 26-vjeçarit i shkruante nga adresa të tjera dhe i kërkonte që të mos e merrte në telefon. Këto detaje vunë në dyshime Martin Çeçon deri në momentin kur Valter Mollaj i flet në telefon dhe e kërcënon me jetë.

Gjithashtu, Martina Pajollari e kishte gënjyer Martin Çeçon duke i thënë se është nga fshati Goskovë, por në fakt ajo është nga fshati Marjan, nga i njëjti fshat me Valter Mollajn.

Valter Mollaj, në vend që të rivlerësonte raportin me vajzën, ka kërcënuar Martin Çeçon dhe më pas ka organizuar krimin

Valter Mollaj, bashkë me kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe bariun Bleti Angjo, kanë marrë me makinë tek banesa e tij 26-vjeçarin Martin Çeço, duke e dhunuar, mbytur me litar dhe hedhur në rezervuarin e Kolanecit.

Dy kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj e kanë mohuar krimin, por Bleti Angjo cili ka qenë i punësuar si çoban tek Valter Mollaj, ka treguar gjithçka.

Vret veten pas sfidës në Tik Tok

Një ngjarje e rëndë ndodhi në njësinë Guri i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër. Një 10-vjeçar me inicialet N.Y ka humbur jetën në mënyrë aksidentale, pasi po tentonte të bënte një video sikur po vetëvritej me qëllimin për ta hedhur në rrjetin social Tik Tok.

Kjo tentativë e vetëvrasjes së 10-vjeçarit, e nisur si një shaka, ka përfunduar në një tragjedi për atë, familjen e tij, të afërmit dhe rrethin shoqëror.

Për të frenuar fenomenin e bullizmit dhe këtyre fenomeneve në tërësi, por veçanërisht në rrjetet sociale, mësuesit, sociologët dhe psikologët luajnë një rol mjaft të rëndësishëm dhe duhet të punojnë më shumë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video