Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një çift të moshuarish ndërruan jetë mbrëmjen e kaluar në banesën e tyre në Tiranë.
Ishte nipi që gjeti gjyshërit pa shenja jete në banesë.
Sipas policisë, 80-vjeçari Safet Meçaj 80 vjeç është vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij Arta Meçaj, 80 vjeç ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Ngjarja ka tronditur familjarët. Në një postim prekës një e afërme shkruan për dashurinë e dy të moshuarve, duke thënë se nuk rrinin dot pa njëri-tjetrin, teksa u ndanë nga jeta njëkohësisht.
“Dashuri si kjo e juaja, kurrë s’është parë e dëgjuar më parë”, shkruhet në mesazhin prekës.