Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do të vizitojë ditën e enjte Shqipërinë.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.
Ende nuk dihen më shumë detaje rreth vizitës së tij në Tiranë dhe agjendës, por mësohet se do ketë takime me krerët më të lartë të politikës.
Kjo është vizita e parë e Mike Pence në Shqipëri, por jo në Ballkan, pasi në vitin 2017 gjatë kohës që ishte zëvendëspresident, ai ka vizituar kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën.
Pence do të bëhet zyrtari i dytë i lartë amerikan në pak kohë, i cili viziton Shqipërinë, pas Mike Pompeo, i cili erdhi në Tiranë në maj të këtij viti.