Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pedals” janë vënë në pranga 4 persona që vidhnin biçikleta ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Konkretisht, janë arrestuar 20-vjeçari M. D, 19-vjeçari K. M., 18-vjeçari E. C., dhe 20-vjeçari D. L., të katërt banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim 19-vjeçari me iniciale M. M., banues në Berat.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta persona kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës.
Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pedals”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas që vidhnin biçikleta. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, gjenden dhe sekuestrohen 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pedals”.
Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan me iniciativë shtetasit: M. D., 20 vjeç, K. M., 19 vjeç, E. C., 18 vjeç dhe D. L., 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Berat.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro.
Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.